Kërkesa e zëvendësdekanit të inxhinierisë drejtuar Ramës një ditë para shkarkimit
Një ditë para shkarkimit nga detyra të zv.dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj pjesë e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent i dërgoi Kryeministrit dhe Presidentit disa sugjerime për menaxhimin e situatës pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ashtu si me herët në media dhe në këtë kërkesë evidentoheshin një sërë problemesh të konstatuara në terren.
I tillë duhet të jetë akti i konstatimit që duhet të plotësojnë grupet e punës të cilat po verifikojnë ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Kjo sipas Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve Konsulent e cila ja ka dërguar dhe kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta.
Akti i konstatimit u hartua pasi një grup specialistësh me përgjegjës ish zëvendësdekanin e Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj inspektuan situatën në qytetet e goditura nga lëkundjet sizmike.
Profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit dha detaje nga puna në terren dhe kërkesa drejtuar shefit të qeverisë e kreut të shtetit një ditë para shkarkimit nga detyra e zëvendësdekanit.
Ashtu si Seranaj pati denoncuar dhe më herët në media dhe në këtë kërkesë pasqyrohen disa prej problemeve të konstatuara pas tërmetit të 26 nëntorit.
Ndër to renditet mungesa e një formulari të unifikuar, të dhënat kontradiktore për objektet e dëmtuara nga lëkundjet sizmike, vakumi që ekziston sa i përket aktivitetit të institucioneve shkencore inxhinierike, mungesën e standardeve e normave të projektimit e zbatimit.
Ndërsa sugjerohet ngritja e një Autoriteti Teknik për Rindërtimin.
Ndërkohë Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë në emër të të cilës i është dërguar dhe kërkesa e kryeminsitrit ka reaguar pas vendimit për shkarkimin e zëvendës dekanit të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit Agim Seranaj.
Ajo i kërkon Fakultetit të shprehet publikisht për arsyet e vendimit të marrë pa motiv.
/abcnews.al