Kërkesat e fasonëve, përgjigjet qeveria: Situata po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të merren masa!

Kërkesave të Fasonëve në lidhje me impaktin e krizës së krijuar nga COVID-19 mbi aktivitetin dhe pagat e fasonëve, qeveria shqiptare është përgjigjur nëpërmjet një letre se situata do të shqyrtohet përpara se të merren masa dhe vendime të tjera.

“Qeveria është duke vlerësuar me shumë kujdes efektet e shkatuara edhe në këtë sektor si në çdo sektor tjetër të ekonomisë shqiptare. Një grup i posaçëm pune pranë Ministrit të Shtetit për Ridërtimin dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, është aktualisht në përfundim të proçesit të vlerësimit të sugjerimeve dhe propozimeve të sipërmarrjeve në disa sektorë, përfshirë atë fason, duke konsultuar praktikën e ndjekur në këto kushte edhe nga vendet e tjera dhe shumë shpejt në ditët në vijim do të konkludojë propozimet konkrete për masa potenciale mbështetje të cilat do të ndahen me ju,” shkruhet në përgjigjen e dërguar nga qeveria.

Më poshtë letra e plotë:

SHKARKO APP