Kërkimet në rrënoja do të vijojnë gjatë gjithë natës
Në qytetin e Durrësit operacionet e kërkim shpëtimit do të vijojnë gjithë natën. Po operohet në 6 vatra.
Një në zonën e ish-kënetës, një në lagjen 18 dhe pjesa tjetër në zonën e plazhit.
“Të gjitha vatrat janë të ndriçuara si dhe po vijojnë kërkimet me qenë shpëtimi. Nën rrënojat e pallatit që është shembur në lagjen numër 18 dyshohet se janë 6-7 persona. 5 të tjerë dyshohen se janë nën rrënojat e zonës së ish kënetës si dhe 4-5 persona dyshohet se ndodhen nën rrënojat e ndërtesës së dëmtuar në zonën e plazhit”, raporton Ora News.
Forcave shqiptare të kërkim shpëtimit i janë bashkuar dhe grupe të specializuara nga Kosova.
Lexoni edhe…
- Tragjedi, 650 të plagosur dhe 24 të vdekur. Pallate e hotele të rrëzuara, njerëz nën rrënoja
- Fotot prekëse. Kush është i riu nga Thumana që humbi jetën pas 17 orësh nën beton
- Zjarrfikësi hero. Deri në frymën e fundit për frymën e fundit
- Numrat e llogarive ku mund të ndihmoni familjet e prekura nga tërmeti
KOHA JONË SONDAZH

