Kërkohej nga policia, arrestohet pasi doli live në TV
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një 41 vjeçar, i cili ishte sot një nga personazhet e ftuara në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në “News24”, ka përfunduar në pranga, pasi ishte në kërkim.
Bëhet e ditur se Altin Kacaj, nga Vlora, kërkohej nga policia pasi ishte kallëzuar nga ish e dashura se ai e kërcënonte.
Gjatë emisionit Kacaj pohoi se ishpartnerja e tij se ajo e kishte vjedhur, ndërsa lëshoi akuza edhe ndaj organit të hetimit. Sakaq, nga studio deklaroi se do të vetëdorëzohej në polici, shkruan “BW”.
KOHA JONË SONDAZH

