Kërkohet ligj i ri për azilin, deputetët: Rikthim të shpejtë të shqiptarëve
Në një kohë që emigrantët shqiptarë janë sipas autoriteteve britanike një problem, ndaj tyre dhe rrugës së emigracion ilegal po merren masa. Sipas mbi 50 deputetëve, një ndryshim i ligjit do të mundësonte lehtësimin e situatës me emigracionin ilegal.
Një zëdhënës i “Home Office”, Ministrisë së Brendshme dhe Emigracionit, thanë se ministrja Suela Braverman “po punon ditë e natë për ta zgjidhur këtë çështje, përmes hartimit të legjislacionit që do të frenonte kalimet ilegale përmes La Manshit”.
Po kështu në letrën drejtuar Rishi Sunak, deputetët e cilësojnë këtë si nyjen gordiane e cila duhet këputur. Sipas deputetit Davis, autoritetet e azilit nuk e interpretojnë ligjin në mënyrë korrekte. Home Office thotë se “ne po përshpejtojmë rikthimin e individëve përmes marrëveshjeve të veçanta bilaterale me partnerët tanë si Shqipëria, duke e konsideruar këtë si një nga prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme”.
Nuk dihet ende nëse autoritetet shqiptare do të vazhdojnë si deri më sot të pranojnë rikthimin e shqiptarëve nga Britania me avionë charter në Tiranë, pas këtij ngërçi në marrëdhëniet dypalëshe.