Kërkoi anulimin e zgjedhjeve, Gjykata Administrative rrëzon padinë e Belerit

Është rrëzuar sërish padia e Fredi Belerit në Gjykatën Administrative për dekretin e presidentit Bajram Begajt për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

Avokatja e Fredi Belerit dhe PBDNJ, Klodiana Gjyzari tha se presidenti Begaj caktoi një datë pa skaduar afati që klienti i saj të ankimonte vendimin e KQZ. Sipas saj, ai kishte të drejtë që të ankimonte deri më 5 gusht, në orën 16:00.

“I qëndrojmë kërkesës për sigurim padie. Kërkojmë shfuqizim të dekretit të presidentit Begaj për zgjedhjet më 4 gusht, sigurimin e padisë dhe rrjedhimisht pezullimin e çdo efekti të dekretit deri në një vendim përfundimtar të gjykatës”, tha avokatja.

Ndërkohë gjyqi për zgjedhjet e Himarës, përfaqësuesja e Presidencës tha se Begaj u vu në lëvizje pasi organi kompetent shpalli vakancën, e po ashtu një organ tjetër kompetent e njoftoi zyrtarisht.

“Paditësi Beleri nuk duhet të legjitimohet si palë. PBDNJ e ka njohur datën 4 gusht sepse ka vijuar me regjistrimin e kandidatit dhe fushatën” tha përfaqësuesja e Presidencës.

Pasi u dëgjuan palët, është rrëzuar edhe kërkesa e dyte e Belerit dhe PBDNJ për sigurim padie për zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë.

SHKARKO APP