Kërkoi heqjen e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Monika Kryemadhin

Monika Kryemadhi i ka kërkuar GJKKO revokimin e masës së sigurisë ndaj saj.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, vendosi mospranimin e kërkesës nga Kryemadhi.

Njoftimi nga GJKKO

1.Kërkuesi Monika Kryemadhi me datë 02.04.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Revokim i masës së sigurimit”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 260 dhe 246/6 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 195, datë 07.04.2025, vendosi:
3. Mospranimin e kërkesës së kërkueses Monika Kryemadhi.
4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 5 (pesë) ditëve, afat i cili fillon nga dita e njoftimit të vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 07.04.2025

SHKARKO APP