Kërkoi lirimin nga burgu, mbahet sot seanca për Safet Gjicin
Ish-kryebashkiaku Safet Gjici i është drejtuar Gjykatës së Elbasanit me kërkesën për t’u liruar nga burgu për arsye shëndetësore.
Sot, në 11 nëntor ora 13:00, do të shqyrtohet kërkesa e tij për lirim nga burgu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me gjyqtare Suela Likën.
Sipas avokatit mbrojtës të tij, Gjici ndodhet për trajntim mjekësor në një spital privat. Ai bëri të ditur të gjitha problemet e shëndetit të tij si edhe klinikën e spitalit privat ku ai po trajtohet.