Kërkoi seks, gjyqtari mbetet në burg
Gjykata për Krimet e Rënda, këtë të premte ka dhënë masën e ”arrest me burg” për gjyqtarin Roland Hysi dhe psikologen Elona Mecani, të përfshirë në një aferë korruptive e seksuale të denoncuar në emisionin investigativ ‘Stop’ në Tv Klan.
Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.
Hysi i kërkonte favore seksuale një gruaje për të dhënë një vendim gjyqësor pro saj për kujdestarinë e vajzës. Veç seksit i kërkonte dhe para. Ndërmjetëse në këtë histori ishte edhe psikologia Elona Mecani.
KOHA JONË SONDAZH

