Kërkon azil në Londër, 18-vjeçari shqiptar në sfidën si kuzhinier ose rikthimi…
BBC: “Adoleshenti shqiptar përballet me dëbimin nga Anglia, por këtu ka karrierë premtuese”.
Historia e një adoleshenti që ka emigruar nga Shqipëria drejt Britanisë, ka magjepsur “BBC”. Aq sa i ka kushtuar një artikull Aliut, i cili shprehet se u largua nga Shqipëria për shkak të abuzimit dhe sot po lufton për të qëndruar në Britani.
“BBC” sjell për lexuesin historinë e një adoleshenti nga Shqiptaria, i cili ndodhet përballë sfidës për të çuar më tej pasionin e tij apo i detyruar do të pranojë rikthimin tek dhuna. Aliu tregon se ka shkuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi në familjen e tij, është torturuar nga babai. Që nga viti 2015 kur ai mbërriti në Britani, për Aliun është kujdesur John Stokes, dhe tani ai është një nxënës që po shkëlqen si “master-shef” në guzhinë.
Autoritet britanike, bëjnë me dije se Aliu është 18 vjeç tashmë dhe se duhet të kthehet në shtëpi por nëse kjo ndodh, adoleshenti ka pohuar se do të përballet me një rrezik real.
Stokes nga ana tjetër, ka filluar një fushatë online për të rritur ndërgjegjësimin për rastin e Aliut ku dhe po apelon në Gjykatën e Emigracionit. Ai është shprehur se nuk mund të adoptojë Aliun, por tha se do të shkonte me Aliun, nëse ai detyrohet të kthehet në Shqipëri.
“Premtimi i karrierës”
Stokes ka besim të madh tek aftësia e Aliut, ku është shprehur se: “Unë nuk mund të jem babai bilogjik i Aliut, por unë jam babai që ai nuk e ka pasur”. Ali gjithashtu ka mbështetje nga Simon Hulstone, i cili drejton restorantin “Elephant” në Torquay, Devon. “Ai ka një karrierë premtuese dhe ne duam që ai të bëjë maksimumin”.
Zyra Kombëtare nuk i është përgjigjur kërkesave për qëndrimin e tij në Britani. Kërkesa e Aliut për azil është refuzuar për shkak se ai nuk ka treguar se “ka arsye thelbësore për të besuar se përballet me një rrezik real të vuajtjes”.
Në dokumente thuhet se frika e Aliut nga persekutimi nuk bazohet në “racë, fe, kombësi, apo nga opinioni politik”. Ali tha se nuk mund të përballonte mundësinë e kthimit në shtëpi. “Të jesh me Simonin është një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur. Kthimi në shtëpi do të vriste gjithçka që kam krijuar”.
Burimi: BBC/Përshtati: Redjon Shtylla

