Kërkon të dëshmojë për 21 janarin, zbardhet shkresa e Ilir Metës drejtuar SPAK-ut

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kërkuar që të thirret në SPAK për të dëshmuar mbi 4 vrasjet e ndodhura në protestën e 21 Janarit 2011.

Në shkresën zyrtare të dërguar nga Meta në SPAK, ai kërkon që të merret në pyetje si person në dijeni pasi ka të dhëna që nuk janë të njohura nga grupi hetimor.

I nderuar z. Prokuror!

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qenë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në çdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë.

Në atë kohë, Meta ka qenë zëvendëskryeministër ndërsa Sali Berisha, kryeministër i vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?