Kërkoni vizë për SHBA? Ja këshillat që ka ambasada amerikane për ju

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka shpërndarë një njoftim në rrjetin social Facebook ku informon të gjithë qytetarët lidhur me vizat e fejesës.

“Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që kemi marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë.

Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju?

Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja,” shkruhet në njoftimin e ambasadës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?