Kërkonin autorin e sulmit në Barcelonë, arrestojnë hajdutin shqiptar (Emri)

Pas sulmit terrorist në Barcelonë, Policia e antiterrorizmit italian ka intesifikuar kontrollin në territor me rezultat arrestimin e disa personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Mes tyre është arestuar dhe shqiptari Bledar Ucaj 24 vjec i akuzuar si anëtar i një bande grabitëish që kishte kryer mbi 70 grabitje në provincën e Barit.

Bledar Ucaj ka rënë në rrjetin e kontrollit të antiterrorizmit italain pas intesifikimit të bashkëpunimit me Policinë kufitare të Portit të Barit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptari Bledar Ucaj u identifikua e u arrestua në një traget të linjës që udhëtonte nga Bari drejt Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

24 vjeçari Ucaj mundi t’i shpëtojë operacionit të Policisë italiane i ekzekutuar më 11 gusht i cili çoi në arrestimin e 9 personave si anëtarë të një bande kriminele që kryente grabitje të dhunshme në Bari e në rrethinat e tij.

/Ora news

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?