Kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe”, Erion Veliaj apel qytetarëve. Zbulon si do të ndihmohen të moshuarit e vetmuar

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka bërë me dije se në këtë situatë të vështirë ku ndodhemi prej koronavirusit po bëhet shpërndarja e ndihmave për shtresat në nevojë dhe për të moshuarit që janë vetë. Gjithashtu Veliaj, ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët që të mos abuzojnë me paketën humanitare.

Veliaj tha se gjatë ndarjes së ndihmave ka qenë edhe vetë në terren ku ka vënë re që kërkonin ndihmë persona që kishin vila 3 katëshe. “Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar”, është ky apeli i Veliajt për të gjithë qytetarët.

Ndërkaq kryebashkiaku u ka bërë thirrje të gjithë të moshuarve që janë vetëm të telefonojnë në numrin 0800 0888.

“Në këto javët e para procesi ka qenë perfekt. Me regjimin e ri për të moshuarit që të qëndrojnë vetëm në shtëpi është shtuar përgjegjësia.

Në Tiranë kemi 35000 të moshuar që jetojnë vetëm. Ne do fokusohemi te ata që janë realisht vetëm. 0800 0888 për të gjithë pensionistët që janë vetëm. Nëse kanë aplikacione tek Shqipëria.al…

Kam qenë në terren dhe kam parë që kërkonin ndihmë personat që kishin vila 3 katëshe, iu bëj thirrje ky nuk është rast për të abuzuar.

Ky është një moment solidariteti dhe mirësie. Nuk është moment për të abuzuar. Ky nuk është shërbim taksi nëse ke një vilë tek bryli, smund të na thuash shko e çoja pak nënës time këtë pakon… Nëna të ka bërë kokën… Ne jemi këtu për ata të moshuar që skanë askënd dhe janë të vetmuar”, tha Veliaj.

SHKARKO APP