Kërkuan mëmësinë e dy fëmijëve, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e dy grave

Kërkesa e Edlira Marës dhe Alba Ahmetajt, që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta, është refuzuar nga Gjykata e Lartë ditën e djeshme.

Ndërsa gjithashtu bëhet me dije se në seancë kanë qenë të pranishme edhe dy gratë.

Mara dhe Ahmetaj pasi kurorëzuan martesën në një ceremoni në tarracën e Bashkisë së Tiranës, paditën zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan Gjykatës së Lartë që ta detyrojë dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta.

Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative.

Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

SHKARKO APP