Kërkuan takim me Kryeministrin, banorët rreth “Loro Boriçit”, incidente me policinë

 Ata kanë protestuar paradite, por ndryshe nga herë të tjera, ka pasur incidente me policinë. Raportohet se banorët kanë dashur të marrin pjesë gjatë takimit të planifikuar të kryeministrit, Edi Rama, në Shkodër, për t’i kërkuar ndoshta sqarime dhe garancinë e tij, se shtëpitë e tyre nuk do t’iu prishen. Ata nuk duan që t'u prishen objektet, pasi vlera e shpronësimeve është e ulët dhe nuk përkon me vlerën e tregut. Sakaq, Kryeministri Edi Rama pak kohë më parë paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i stadiumit “Loro Borçi”, projekt i të cilit parashikon prishjen e rreth 30 shtëpive që ndodhet rreth stadiumit. E nëse lajmi për ndërtimin e stadiumit të ri gëzoi sportdashësit e shumtë shkodranë dhe në mbarë Shqipërinë, banorët që kanë shtëpinë pranë tij, e kanë pritur me protesta.

SHKARKO APP