Kërkuan t’i regjistronin fëmijët, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e bërë nga Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Të dyja zonjat të cilat u kurorëzuan martesë në taracën e bashkisë së Tiranës, kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë ti regjistrojë dy binjakët me nëna paditëset. Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative. Gjykata e Lartë tha se njësia administrative nuk mund të marrë një vendim që nuk bazohet në kodin e familjes.

SHKARKO APP