Kërpaci: Bashkë kundër qeverisë që punon për veten (VIDEO)
Opozita ka nisur mosbindjen civile. Një tjetër bllokim është në Elbasan, në Bradashesh që është një pikë lidhëse për të gjithë zonën juglindore, por edhe me Maqedoninë dhe Greqinë. Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaci, përmes një video të postuar në facebook, i bën thirrje shqiptarëve që të bashkohen në protestë kundër qeverisë, që sipas saj punon për vete dhe jo për qytetarët. Në Elbasan është e pranishme kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.
Statusi i Kërpacit në facebook
NE KËRKOJMË:
Anullimin e taksës për Rrugën e Kombit
Lirimin e menjehershëm të të gjithë qytetareve që protestuan për bukën e gojës
Largimin e menjërshëm të forcave speciale nga Kukësi
Hetimin dhe nxjerrjen para drejtesisë të policëve dhe prokurorëve që kanë shkelur ligjin
Anullimin e TVSH për biznesin e vogël
Anullim e shtesës së tarifës së ujit dhe të taksës së pronës
Anullimin e vendimit për heqjen e ndihmës ekonomike
KOHA JONË SONDAZH

