Kërpaçi: Bashkë për t’i thënë JO rilindjes së premtimeve të pambajtura! 25 prilli do të jetë dita e rinisë
Lëvizja Socialiste për Integrim vijon takimet në bazë për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit të ardhshëm.
Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi, nga një takim që zhvilloi në njësinë 11 në Tiranë, deklaron se vazhdon procesi i zgjedhjeve në parti, ndërsa thekson se shqiptarët do të bëhen bashkë për t’i thënë “Jo” rilindjes së premtimeve të pa mbajtura!
Mesazhi i Kërpaçit
Në njësinë 11, Tiranë ku bashkë me Gentin vazhdojmë proçesin e zgjedhjeve në parti.
Suksese ekipit të Laprakës🔥
Bashkë për t’i thënë JO rilindjes së premtimeve të pa mbajtura! Premtuan 300.000 vende të reja pune, por mbi 80% e të rinjve janë larguar! Premtuan shëndetësi falas, por sot vuajmë për të marrë shërbimet cilësore!
25 prill, Dita e rinisë, e Shqipërisë🇦🇱
LUFTO për Rininë
Tiranë, Shqipëri
Në njësinë 11, Tiranë ku bashkë me Gentin vazhdojmë proçesin e zgjedhjeve në parti.
Suksese ekipit të Laprakës🔥…Pubblicato da Floida Kërpaçi su Mercoledì 28 ottobre 2020