Kërpaçi: Falë Edi Ramës, studentët duan të largohen urgjentisht nga Shqipëria

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi shprehet se studentët duan të largohen urgjentisht nga Shqipëria, falë politikave të kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Sipas Kërpaçit, kjo vjen sepse studentët janë të mashtruar me kartat e studentit, me konviktet e mundësitë e mirëpaguara të punësimit.

Postimi i plotë i Kërpaçit

Realiteti i studenteve nuk reflektohet në fjalët e propagandës së Edi Ramës, por në shifrat e studentëve të Mjekësisë të regjistruar në kurset e gjuhës gjermane apo në llotarinë amerikane.

Realiteti i studenteve të Mjekësisë dhe Shqipërisë është tjetër, duan të largohen dhe urgjentisht nga Shqiperia kjo falë “meritës” së kryeministrit dhe qeverisë së tij.

Në diskutimet e përditshme me studentë mund të them së është alarmante situata në të cilën ndodhemi sot.

Janë të mashtruar sepse karta e studentit është një dokument ZERO PA VLERË dhe mbështetje reale.
Janë të mashtruar sepse konviktet janë në kushte të mjerueshme dhe vendoset në rrezik jeta e tyre.
Janë të mashtruar sepse nuk ka mundesi punësimi të mirëpaguar për studentët në profesionin e tyre.

Largimi drejt Gjermanisë është kthyer në shpresën e vetme për të punuar në profesion me pagë të mirëpaguar sepse politikat e qeverisë nuk japin mbështetje reale për studentët dhe të rinjtë.

SHKARKO APP