Kërpaçi: Më 25 prill rinia do të votojë për Shqipërinë e Rinisë
Kryetarja e LSI-së, Floida Kërpaçi teksa ka pritur në një takim të rinjtë, ka dhënë mesazhin se LSI-ja është partia e të rinjëve. Temë e diskutimeve me këta të rinj sipas Kërpaçit janë vështirësitë që kanë në arsim dhe mbi të gjitha mungesa e shpresës për të ndëruar të ardhmen në Shqipëri.
Postimi i plotë
LSI, partia e të rinjve.
Diskutuam për vështirësitë që kanë në arsim, mësimin me turne dhe mbi të gjitha mungesën e shpresës për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
↪Arsimi cilësor dhe punësimi i mirëpaguar janë misioni ynë për të rikthyer shpresën tek të rinjtë!
25 prill, rinia e Tiranës dhe Shqipërisë do të votojë për #ShqipërinëERinisë🙏