Kërpaçi me djemtë dhe vajzat në Tiranë: Koha që rinia të marrë në dorë ndryshimin
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi thotë se rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor. Bashkë me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, ato janë takuar me të rinjtë e njësisë nr 8 në Tiranë.
Sipas Kërpaçit, shqetësimet ekonomike ishin pjesë të diskutimit, ku familjet në Tiranë prej keqmenaxhimit të ekonomisë nga qeveria janë në kushtet më të pafavorshme.
Për më tepër, përmes postimit në facebook, ajo nënvizon se potenciali që brezi i ri ka në dorë, përmes aktivizmit politik dhe ushtrimit të së drejtës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, për të janë si mjete të ndryshimit të qeverisjes.
Postimi i plotë
Sot me vajza dhe djem në njësinë 8 në Tiranë. Shqetësimet ekonomike ishin pjesë të diskutimit, ku familjet në Tiranë prej keqmenaxhimit të ekonomisë nga qeveria por edhe nga pandemia janë në kushtet më të pafavorshme.
Nuk harruam pa u fokusuar te potenciali që ne brezi i ri kemi në dorë, përmes aktivizmit politik dhe ushtrimit të së drejtës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme, si mjete të ndryshimit të qeverisjes.
Në Tiranë dhe në Shqipëri është koha që rinia të marrë në dorë ndryshimin për të sjellë qeverisje të përgjegjshme që siguron arsim dhe punësim për ta dhe familjen.