Kërpaçi: Na zvarritën, nëpërkëmbën dhe na dhunuan. E kemi fituar betejën!

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka reaguar ashpër pasi kolegia e saj Silva Caka u shoqërua nga Policia.

Kërpaçi thotë se deri tani Policia i ka zvarritur, nëpërkëmbur dhe dhunuar por ajo nuk ka frikë.

Madje ajo thotë se LSI ka fituar këtë betejën për Teatrin dhe çdo betejë tjetër pasi është përkrah qytetarëve.

”Nuk kam frikë. Çfarë të bëj? Të hesht? Nuk është koha për të heshtur. Unë jam studente mjekësie, dhe jam krenare, i bëj thirrje studentëve të bashkohen.
Ky është një i çmendur që do të cmendë të gjithë. Trajton popullin si dele. Këta që vendosin gjoba. Shteti dhe qeveria shihet si i zbaton rregullat. Ja shihe Policinë, çfarë rregulli i ka dhënë, është një mashtrim i madh. Na zvarritën, na nëpërkëmbën, na dhunuan. Guxojnë dhe na ofendojnë pas kamerave”,- tha Kërpaçi.

SHKARKO APP