Kërpaçi në Kinë: Fokusuar në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit

Një delegacion me deputetët të kuvendit të Shqipërisë ndodhen në një vizitë zyrtare në Kinë. Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi përmes një postimi në facebook, shkruan se aty është folur për investime ekonmike, veçanërisht në bujqësi dhe teknologji.

”Kënaqësi e veçantë gjatë takimit me NënKryetarin e Komitetit Qendror të Asamblesë Popullore të Kinës z.Ji Bingxuan dhe zv. ministrin e departamentit të marrëdhenieve me jashtë të PKK, z. Li Jun, të dëgjoja se për ta lidhja me popullin tonë vlerësohet si marrëdhënie zemre dhe janë të prirur të mbështesin Shqipërinë përmes investimeve ekonomike, veçanërisht në bujqësi e teknologji”,-shkruan deputetja e LSI-së.

Ajo bën me dije është folur për mundësi programeve për Arsimit dhe Rinisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

”U hodhën gjithashtu hapa për shtimin e shkëmbimeve kulturore mes të rinjve, ku një hapsirë më e madhe do ti dedikohet programeve për Arsimin e Rinisë Shqiptare dhe rritjes së kapaciteteve të profesionistëve të rinj”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu në kuadër të Nismës 16+1, Kërpaçi tha se mirëpresin përzgjedhjen nga ana e Kinës për vendosjen e qendrës Rinore në Tiranë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?