Kërpaçi: Në vend të gjobave nga Rilindja, shqiptarët duan mundësi financiare për ushqim
Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi thotë se shqiptarët duan mundësi financiare që të përballojnë koston e barnave jo gjoba nga Rilindja për mos vënien e maskës kudo.
”Të pasura në vlera ushqyese shegët e vendit janë idealet për imunitetin këto ditë të përballjes me Covidin. Në vend të gjobave nga rilindja, shqiptarët duan mundësi financiare për ushqyerjen e duhur dhe përballimin e kostove të barnave. Të subvencionohet konsumi i produkteve shqiptare dhe kostot e rënduara të trajtimit të covid në shtëpi”,- shkruan Kërpaçi në facebook.
https://www.facebook.com/floidakerpaci/photos/a.1303873643063350/3406423129475047/?type=3&theater