Kërpaçi nxjerr videon: Rinia në aksion, janë shpresa e Shqipërisë
Këtë të dielë, të rinjtë e LRI-së dhe FRD-së, dolën në një marshim dhe aktivitet me thirrje: ”Rama ik”! Nga ana tjetër, ky marshim sensibilizues është kundër përdorimit të helmeve ndaj fëmijëve.
Ditën e djeshme, opozita akuzoi fort Policinë e Shtetit se përdori gaz helmues, ku në protestë ishin fëmijë, të rinjë të cilët shfaqën probleme shëndetësore.
Të kapur dorë për dore të rinjtë kanë ecur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke u ndaluar për disa momente edhe para Ministrisë së Brendshme. Ata mbanin me vetë edhe gundragaz, në shenjë protestë kundër përdorimit të gazit gjatë protestave. Në dorë mbajnë letra ngjyrë të verdhë ku shkruhet: “Rama Ik”!
KOHA JONË SONDAZH

