Kërpaçi: Pro modelit të të rinjve që përfaqësojnë vlerat dhe modelin e familjeve shqiptare

Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi ishte e ftuar ditën e sotme në Fax News. E pyetur për protestën e sotme, e cila u drejtua nga të rinjtë, Kërpaçi tha se pati një pjesmarrje masive në protestë nga të rinjtë dhe protesta u drejtua nga ata për të evidentuar problematikat dhe situatën e të rinjve në Shqipëri.

”Ashtu siç edhe ju e thatë protesta kishte një pjesëmarrje shumë të madhe edhe nga të rinjtë, kjo sepse problemet e të rinjve tashmë janë evidentuar nga vetë ata por është një situatë jashtëzakonisht jo pozitive për të rinjtë për të qëndruar dhe për të parë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

E kemi theksuar dhe ne e kemi denoncuar duke ngritur problemet e të rinjve gjithmonë sepse në fakt pjesa më vitale e shoqërisë tonë pikërisht të rinjtë sot në 400 mijë shqiptar që janë larguar 90% e tyre kanë qenë të rinj, të rinj të cilët nuk e kanë parë veten në Shqipëri, nuk kanë marrë një arsim cilësor në vendin tonë, nuk lidhet ajo për të cilën kanë arsimuar me tregun e punës pra nuk kanë pasur mundësinë për të pasur një punësim të mirë paguar dhe mbi të gjitha jetojnë në një vend në të cilin e kanë humbur shpresën fatkeqësisht dhe jetojnë në një klimë ku nuk kanë mundësi për të pasur shanse të barabarta dhe për të jetuar në një vend që garanton siguri sociale. Studentët të ndodhur në një situatë të tillë tregojnë herë pas here një revoltim nga ana e tyre përsa i përket problemeve të studentëve dhe përsa i përket paktit të universitetit që studentët tashmë e shohin si një premtim të rradhës të pa mbajtur dhe një mashtrim të kryeministrit të vendit, një fasadë ku i gënjeu sy për sy studentët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot e kësaj dite studentët dhe të rinjtë vazhdojnë të jenë në të njëjtat kushte, me të njëjtat vështirësi dhe me të njëjtën humbje të shpresës, bashkuar studentëve kishte dhe shumë familjarë dhe shume qytetarë të cilët ishin në protestë sot bashkë me opozitën për një kauzë shumë të madhe. Për familjen, për vendin dhe për të ardhmen e familjeve të tyre sepse sot për familjet shqiptare, ekonomia e çdo familjeje është bërë e papërballueshme, nuk kanë mundësi të kalojnë muajin. Sot familjet shqiptare jetojnë në skamje, nuk kanë mundësi të kenë një punësim, nuk kanë mundësi të punojnë, nuk kanë mundësi të rrisin fëmijët e tyre dhe të ndodhur përballë një Parlamenti ilegjitim dhe një kryeministri që me politikën dhe vizionin e tij e ka çuar Shqipërinë në drejtim komplet të gabuar dhe i ka varfëruar familjet shqiptare. Familjet shqiptare ishin sot në protestë bashkë me fëmijët e tyre për të protestuar për të ardhmen e vendit, për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për të ardhmen dhe sigurinë e familjeve të tyre”,-tha ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

E pyetur se nëse kjo ishte një strategji për të afruar edhe një herë protestat e studentëve, Ish deputetja e LSI-së tha se studentët kanë revoltë ndaj qeverisë sepse Kryeministri i ka gënjyer sy më sy ata.

”Studentët janë… po ti keni dëgjuar edhe ditën e sotme ishin shumë të qartë përsa i përket revoltës që ata kanë kundër kësaj qeverie. Pse kanë një revoltë studentët ndaj kryeministrit të vendit dhe ndaj qeverisë? E para njëherë sepse ky kryeministër i ka gënjyer sy më sy me një pakt, unë gjithmonë e kam cilësuar “Pakti 3D” sepse është një pakt dhe janë disa premtime të cilat si çdo premtime të tjera të kryeministrit të vendit.

Si premtimi i 300 mijë vendeve të punës, si premtimi i shëndetësisë falas dhe premtimi i paktit të universitetit është një premtim i pa mbajtur dhe një mashtrim i rradhës ku kryeministri i gënjeu studentët se do të kishte një ulje të tarifës së bachelorit por po të keni ndjekur në rrjetet sociale dhe të keni dëgjuar edhe intervista nga studentët ka akoma denoncime të studentëve të cilët dalin dhe janë të revoltuar për tarifa të cilat janë në të njëjtin nivel që ishin përpara se sa të protestonin. Të cilat janë në të njëjtin nivel siç ishin përpara se të bëhej protesta, sot tarifat e masterit nuk janë lëvizur dhe nuk ka pasur asnjë lloj diference, por janë jashtëzakonisht shumë të shtrenjta në krahasim me rajonin. Sot po flasim për godinat e konvikteve ku qëndrojnë studentët janë në kushtet e tyre më të mjerueshme dhe nuk ka ndodhur asnjë lloj diferencimi dhe asnjë lloj ndryshimi në këto godina përveçse show, propagandës dhe videove 3D të kryeministrit.

Sot karta e studentit vazhdon ende të jetë një premtim dhe një mashtrim që qeveria vazhdon ta thotë sa herë vjen një fushatë e re dhe të ndodhur në këtë lloj situate, studentët kanë bërë një analizë dhe kanë kuptuar se kjo qeveri i përbuz, nuk i përfill fare të rinjtë dhe nuk i ka përfillur kërkesat e tyre, por ka bërë mashtrimin e radhës duke i premtuar studentëve dhe prandaj ato sot ishin në protestë, jo për një strategji, por ishin në protestë për veten e tyre, për familjen e tyre, ishin në protestë sepse refuzojnë dhe do vazhdojnë të refuzojnë largimin e të rinjve dhe të bashkëmoshatarëve të tyre dhe nuk duan të ikin dhe të lënë vendin, por duan të jenë këtu dhe të luftojnë bashkërisht. Ata edhe kur ishin në protestë kishin një shprehje që mua më pëlqen shumë “Studentët e bashkuar kanë për të fituar” dhe ata e kanë këtë bindje, që do të fitojnë dhe prandaj ata protestojnë sepse ata protestojnë për kauzën e tyre, protestojnë për të ardhmen e tyre, protestojnë për kërkesat e tyre që janë mbi të gjitha legjitime, por mbi të gjitha protestojnë për familjet e tyre, të cilat po luftojnë dita ditës për ti mbajtur fëmijët e tyre në shkolla, për ti arsimuar fëmijët e tyre, po luftojnë për ti dhënë një të ardhme më të mirë familjeve të tyre, ata janë në atë protestë për të ndryshuar dhe për të hapur një kapitull të ri në vendin tonë.

Në kapitull ku shembet ky sistemi i antivlerave që është ngritur, ku të rinjtë të cilët duan të punojnë, duan të angazhohen, për vendin, duan të bëjnë punë të mira dhe politika që janë në shërbim të komunitetit dhe në shërbim të të rinjve dhe ne të ngremë këtë sistem të vlerave dhe të shembim sistemin e antivlerave, ku ti të jesh një i ri në vendin tonë duhet të jesh një spaçator, duhet të jesh i lidhur me krimin dhe me drogën që të kesh mundësi të bësh lekë të shpejta dhe të ecësh në Shqipëri, ne nuk jemi për këtë model, alternativa jonë dhe vizioni jonë dhe arsyeja sepse ne ngrihemi dhe ngremë zërin tonë si të rinj është se ne mbështesim modelin e të rinjve që përfaqësojnë vlerat dhe modelin e familjeve shqiptare që duan të punojnë me ndershmëri dhe të kenë mundësi për të ecur në një klimë pozitive, ku ke mundësi, ke shanse, ke familje me mirëqenie që për fat të keq sot nuk është në Shqipëri dhe sot ne jemi në atë protestë, për të ndryshuar situatën ku ndodhet vendi dhe mbi të gjitha për ta parë Shqipërinë si shtëpinë tonë, për të mos emigruar dhe për të mos u larguar nga vendi.

Duhet të ndalojë kjo situatë, po të keni lexuar raportin e UNICEF Italia na nxjerr vendin e parë Shqipërinë për emigrimin e minorenëve, pra tashmë nuk kemi një situatë ku të rinjtë të cilët janë maxhorenë, mbi 90% e shohin veten të pashpresë në Shqipëri dhe e shikojnë të ardhmen e tyre jashtë vendit por sot kemi edhe minorenë të cilët lënë familjet e tyre dhe largohen jashtë vendit për të punuar, për të mbajtur veten dhe për të siguruar diçka për familjet e tyre, është një situatë ekstreme, është situatë alarmi, ku do të jemi në protestë, do të vazhdojmë protestat dhe do të ketë një mbështetje jashtëzakonisht shumë të madhe nga të rinjtë për kauzën që përfaqëson protesta”,-tha më tej Kërpaçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?