Kërpaçi: Qeveria votoi kundër librave falas për fëmijët

Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi akuzoi qeverisë se jo vetëm nuk ka mbajtur premtimet, por po voton edhe kundër nismave që synojnë lehtësimin e barrës financiare për familjet në nevojë dhe arsimin e fëmijëve. Në një postim në Facebook, deputetja e LSI thotë se qeveria votoi kundër librave falas.

Deklarata e deputetes së LSI, Floida Kërpaçi:

Opozita propozoi LIBRA FALAS për FËMIJËT nga klasa e 1 deri në klasën e 9!

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e Krimit votoi KUNDËR!❌

Swiss Digital Mobile Reklama

-Të votosh kundër librave falas është një ndër krimet më të mëdha që mund ti bëhen shoqërisë Shqiptare, dhe pse është provuar rast pas rasti se qeverisë sonë nuk i bëjnë më përshtypje krimet aq shumë është mësuar me kryerjen e tyre!

-Të votosh kundër librave falas do të thotë të mohosh familjet shqiptare.

-Të votosh kundër librave falas do të thotë të lësh shumë fëmijë pa ndjekur arsimin sepse nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar librat.

-Të votosh kundër librave falas për nxënësit nga klasa e parë në të nëntën është një privim i fëmijëve në familjet në nevojë.

-Të votosh kundër librave falas është mohim i arsimit cilësor për rininë Shqiptare, që është hallka e dobët e nje zinxhiri përndryshe të shkremoqur.

Alternativa jonë është LIBRA FALAS – Alternativa e Qeverisë së Krimit është Votë KUNDË librave FALAS!”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?