Kërpaçi: Rama qeveris me oligarkët, shteti po nxjerr në rrugë qytetarët

Deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi në një prononcim për mediat nga protesta e Unazës së re ka deklaruar se qeveria nuk reagon dhe nuk bën asgjë për të treguar që është me qytetarët dhe do të marri vendime në interes të qytetarëve.

“Rama qeveris me oligarkët, më një grup njerëzish që i shërbejnë atij dhe të gjithë lekët ia japin po atij”, shprehet Kërpaçi.

Prej ditësh ju jeni në mbështetje të banorëve të Unazës së Re në protesta. Çfarë keni për t’iu thënë sot sepse u bë kohë e gjatë që ata protestojnë dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje?

Swiss Digital Desktop Reklama

Në momentin që kemi një qeveri e cila nuk reagon dhe nuk bën asgjë për të treguar që është me qytetarët dhe do të marri vendime në interes të qytetarëve, atëherë unë mund të them vetëm se kemi një qeveri anti shqiptare. Sot u bënë shumë ditë që ne jemi në këtë protestë për t’i mbështetur, për një kauzë që është shumë e drejtë. Sot të gjithë këta banorë do të ngelen pa shtëpi. Do të jenë në qiell të hapur dhe mbasi këto shtëpi të prishen asnjë nuk do ta dijë se ku do të shkojë, pavarësisht premtimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky kryeministër ka thënë që bashkë qeveris me qytetarët, por në fakt nuk bashkë qeveris me ta sepse po të bashkë qeveriste me qytetarët, do të ishte këtu me ta, do të diskutonte dhe do të binin në një marrëveshje. Por ai bashkë qeveris me oligarkët,  më një grup njerëzish që i shërbejnë atij dhe të gjithë lekët ia japin po atij.

A e shikoni dhe ju si të vetmen zgjidhje të kësaj situate, protestat e vazhdueshme të qytetarëve?

Absolutisht protesta është mjeti më demokratik që çdo qytetar duhet ta ushtrojë për të kërkuar të drejtën e tij. Dhe këtu po cënohet një e drejtë kryesore, një e drejtë e gjithë këtyre që të kenë një shtëpi dhe një banesë. Dhe shteti nuk po bën asgjë për të ndihmuar këta banorë. Dhe pa diskutim që do të jemi çdo ditë në mbështetje të tyre për t’i suportuar. E para njëherë për të denoncuar dhunën që është ushtruar. Pak më përpara një zonjë po më tregonte se si këmbët e saj ishin të ënjtura dhe ishte intimiduar dhe nuk kishte arritur dot të bënte një kallëzim. Sepse i kishin thënë që nëse ti do të bësh kallëzim për dhunën që të është ushtruar, atëherë burri jot do të jetë në burg.

Pra e kuptoni se me çfarë shteti  kemi të bëjmë? Shtet i cili kërcënon qytetarët, shtet i cili intimidon qytetarët. Shteti i cili po i nxjerr në rrugë qytetarët. Dhe një qeveri që është anti shqiptare, që çdo politikë që po ndjek, po e ndjek në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe vetëm për një grusht njerëzish që të pasurohen. Të jenë ata me shtëpi, të jenë ata me çdo të mirë, dhe këta qytetarë të thjeshtë dhe të lirë të jenë në mes të katër rrugëve. Dhe djersa, gjaku dhe mundi i tyre për kaq e kaq vite thjesht në një moment të shuhet. Kështu që padyshim që do të ketë rezistencë dhe do të vazhdojnë protestat. Dhe ne do të jemi këtu për të suportuar çdo protestë të tyre, për të qenë pranë tyre dhe për të kërkuar të drejtën që atyre iu takon.

Aktualisht 3 nga banorët ende janë në burg. Keni komunikuar, i keni ofruar mbështetje ligjore? Patëm një raportim për dhunë ndaj një të riu 18-vjeçar dje?

Po ne ishim dje në sallën e gjyqit dhe na u ndalua të ishim pjesë e saj, a thua se ne si deputetë nuk e kishim të drejtën për të qenë atje. Po ashtu edhe përfaqësuesit e avokatit të popullit, pse nuk ishin në sallë? Pretendohet që gjatë kohës që ka qenë i shoqëruar nga momenti që ka qenë në makinën e policisë është ushtruar dhunë ndaj tij. Kështu që kjo është një dhunë që nuk mund ta pranojmë, dhunën e ushtruar ndaj grave në protestë, dhunën e ushtruar ndaj të rinjve nga mijëra forca policie. Unë nuk e kuptova pse duhet të ishin kaq shumë forca policie. A thua se këta qytetarë janë kriminelët? Dhe 1000 forca policie duhet të ishin këtu, kur ndërkohë 1000 kriminelë të tjerë janë të lirë dhe askush nuk e vret mendjen për ta.

Pse? Sepse ka një rregull shumë të qartë për këtë qeveri. Qytetarët e thjeshtë t’i dhunojmë, t’i fusim në burg, t’i intimidojmë, t’i ushtrojmë presion të rëndë psikologjik që këta dhe familjet e tyre po përballen çdo ditë. Sepse është një presion i jashtëzakonshëm për këta familje që këtu të vijnë fadroma dhe njëmijë policë. Dhe ndërkohë për sa i përket kriminelëve, ata janë zot. Kriminelët na e drejtojnë shtetin, e kanë marrë në dorë shtetin bashkë me kryekriminelin dhe janë të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe ta uzurpojnë shtetin shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?