Kërpaçi: Shteti i paaftë për ti orientuar të rinjtë drejt mundësive të mira

Deputetja e LSI-së, njëkohësisht Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi ishte dje e ftuar në emisionin ”Ftesë në 5” në Top Channel, për të diskutuar në lidhje problematikat dhe fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Kërpaçi u ndal në dy raportet e vitit të fundit përkatësisht Indeks i i Progresit Rinor që e nxjerr Shqipërinë në vendin e fundit në rajon për progres rinor dhe Raporti i Gallup-it i cili konstaton se 79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria.

“Ne duhet ti përgjigjemi sondazhit që thotë 79% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria, sepse mbi bazën e kësaj neglizhence kemi ngritur dhe  një sistem që nuk i shërben të rinjve. Problemi është sesi ne do nxisim krijimin e një sistemi të ri që punon për të rinjtë dhe rikthen besimin e tyre për të punuar dhe jetuar  në Shqipëri. Gjëja e parë që të rinjtë ndjejnë është mungesa e shpresës të institucionet, e dyta është padrejtësia, pra padrejtësitë që ata shikojnë në sistemin arsimor, shëndetësor, në mundësitë”- u shpreh Kërpaçi.

Gjithashtu deputetja e LSI-së theksoi faktin se të rinjtë që mbarojnë studimet nuk punojnë në profilet e tyre dhe paaftësinë e shtetit për ti orientuar ata drejt tregut të punës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sipas raportit të fundit 80% e të rinjve që mbarojnë studimet nuk punojnë në profilin e tyre. Unë distancohem nga thënia që  të rinjtë të paaftë. Nuk janë të rinjtë të paaftë por është shteti i paaftë për ti orientuar të rinjtë drejt një qasje që do t’i  japë një mundësi dhe mirëqenie më të mirë. Aftësia është te shteti të punojë me politikat e duhura që mos të lejojë që 70% e të rinjve të duan të largohen. Dhe mundësia nuk krijohet as me 1094 km apo me 250 mijë km. Mundësia krijohet me buxhet dhe me politika konkrete që mbështesin dhe nxisin të rinjtë. Sot ka një buxhet 0.01% për të rinjtë. Sipas studimit të CRCA, shteti jep për një të ri 2.8 euro në vit”,-tha Kërpaçi

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të diskutimit Kërpaçi u shpreh se gjithashtu në masë janë dhe studentët e Mjekësisë të cilët po mësojnë gjermanishten për tu larguar jashtë vendit për mundësi punësimi dhe mirëqenie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?