Kërpaçi: Trajtimi i padrejtë nga Rilindja i mjekëve, është goditja më e rëndë për shoqërinë tonë

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Floida Kërpaçi deklaron se çdo ditë e rilindjes në pushtet vendi ynë zbrazet, mjekët dhe profesionistët demotivohen për punë dhe antivlerat mbizotërojnë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kërpaçi shpreh solidarizimin e saj me të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor shqiptar që, siç thotë ajo, krahas sfidave të përballimit të pandemisë, u duhet të dalin në grevë që të kërkojnë vëmendjen e pushtetit.

“Çdo ditë e rilindjes në pushtet vendi ynë zbrazet, mjekët dhe profesionistët demotivohen për punë dhe antivlerat mbizotërojnë.

Solidarizim me të gjithë mjekët dhe stafin mjekësor shqiptar që krahas sfidave të përballimit të pandemisë, u duhet të dalin në grevë që të kërkojnë vëmendjen e pushtetit.

Trajtimi i padrejtë i mjekëve është goditja më e rëndë për shoqërinë tonë, pasi godet një shtresë shoqërore jetike për shëndetin e popullatës.

Duhet të pranojmë me dhimbje se pavarësisht kërkesave të qarta të mjekëve dhe grevës, gjendja e tyre nuk ka për tu përmirësuar.

Rilindja premtoi shëndetësi falas dhe realiteti sot është që shëndetësia është në mjerim dhe mjekët e infermierët po largohen për një trajtim më dinjitoz në Evropë!

Vetëm zgjedhjet dhe ndryshimi në qeverisje mund të sjellin një realitet më të mirë”, shprehet kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi.

SHKARKO APP