KESH: Prodhimi në kaskadën e Drinit përmbush totalisht furnizimin me energji elektrike
Reshjet intensive që kanë përfshirë vendin kanë përmirësuar situatën në kaskadën e Drinit. KESH me anë të një njoftimi bën me dije se është përmbushur plotësisht kërkesa e OSHEE/FTL për furnizim me energji.
“Korporata Elektroenergjetike po monitoron nivelin e ujërave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Të dhënat e orës 10:00 janë:
Nivelet e liqeneve
Fierza 271.42 mmnd, një turbinë në punë
Koman 173.62 mmnd
Vau i Dejës 75.40 mmnd
Prodhimi i energjisë në kaskadë përmbush totalisht kërkesën e OSHEE/FTL për furnizim me energji elektrike për konsumin vendas”, thuhet në njoftim.