Këshilla e Nora Malajt për Ministrinë e Arsimit: Të nxjerrë një program të reduktuar
Janë bërë një muaj që shkollat, kopshtet dhe universitetet janë mbyllur për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Mësimi zhvillohet online, në komunikim mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ndërkohë qeveria ka caktuar edhe orare mësimi në RTSH. Ish-deputetja e LSI, Nora Malaj në një lidhje për Ora News vlerëson pozitivisht punën e ministrisë së Arsimit, por ka edhe një këshillë: Të nxjerrë një program të reduktuar.
Nora Malaj: Këshilla ime për institucionin e ministrisë së Arsimit, që në fakt po bën një punë pozitive, por që duhet parë me një qasje tjetër. Nuk është se duhet të kemi frikë dhe të themi që mësimi online është shumë mirë dhe po shkon shkëlqyeshëm. Ne duhet të pranojmë situatën dhe sfidat do ti kalojmë sëbashku. Këshilla ime e parë është që ne këtë situatë të ngarkuar në aspektin e stresit dhe psikologjisë së përgjithshme, duhet të kuptojmë që ministria e Arsimit duhet të nxjerrë një program të reduktuar. Që do të thotë, t’ua bëjë me dijë edhe nxënësve, edhe prindërve, edhe studentëve edhe mësuesve. Le të ndërtojnë një program që në fillim të vitit tjetër akademik, një muaj të dedikuar tja japin përforcimit të dijeve, atë që po bën edhe bota sot.
Malaj tha se mësuesit po punojnë në kushte të stresuara dhe ashtu si mjekët ata janë në vijën e parë për të fituar edhe jetën edhe dijen.
Nora Malaj: Mësuesit punojnë në kushte të stresuar në shtëpi. Në kushtet kur po ndërtojnë të gjithë metodat sipas mënyrës së tyre dhe është një vlerësim maksimal. Ashtu si mjekët mësuesit janë në frontin e parë, por jo më për të fituar jetën, por për të fituar jetën dhe dijen.
Ministria e Arsimit duhet të hartojë një strategji të re, sepse historitë e pandemive siç duket do të jenë pjesë reale të jetës tonë. Kur jemi në një situatë humbëse përballë një situatë ku jemi futur në karantim për të fituar jetën, duhet që këto aftësi që lidhen me ciklin real të procesit të edukimit, duhet të bëhen sa më të thjeshta dhe të2 lehta, sa më të suportueshme nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit.
Duhet urgjent ministria e Arsimit të ndërtojë disa platforma, të cilat të fusin të gjithë sistemin e arsimit. Duhet që për të gjitha kategoritë e shtresave të japim orientimin e duhur për ti ndihmuar ata, për të ndihmuar mësuesit e lëndës, por edhe mësuesit ndihmës për të orientuar prindërit dhe për të kuptuar që koha e tejzgjatur në kategoritë e fëmijëve. Sidomos në fëmijët që janë nga 0-6 vjeç është e vështirë për tu sqaruar dhe stresi i tyre është i madh. Menaxhimi i kohës, mënyra e komunikimit me ta nuk duhet të jetë stresante.
E tillë duhet të jetë edhe faza e dytë që të gjithë studentët, nxënësit dhe maturantët e presin, që është faza e vlerësimit të tyre dhe disa pikëpyetje që lidhen: A do e mbyllim vitin akademik? Si do ta mbyllin vitin akademik, si do të jenë mënyrat për vitin akademik?