Këshillat Bashkiakë, Meta dhe Berisha humbën gjysmë milioni vota për dy vite

Rezultatet e zgjedhjeve të 14 Majit, janë shkatërruese për PD-në dhe opozitën. Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” (Berisha + Partia e Lirisë dhe aleatët), është votuar nga vetëm 247 mijë shqiptarë, duke humbur 337 mijë vota krahasuar me ato që PD dhe asokohe LSI mblodhën (veçmas) në zgjedhjet vendore të vitit 2015. Humbën 480 000 vota krahasuar me totalin e votave që ndaras PD (622 000 vota) dhe ish-LSI (107 000 vota) morën në 2021 në zgjedhjet politike.

Opozita në tërësi (PD e vulës + Bashkë Fitojmë) ka marrë gjithsej 350.000 vota, por prapë ka humbur 228.000 vota në krahasim me zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe madje 380.000 në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të 2021. Në këtë rast diferenca bëhet duke marrë parasysh votat që PD dhe LSI morën veçmas në dy zgjedhjet.

Më zgjedhjet e 14 Maj, Partia Socialiste grumbulloi 578 mijë vota vetëm në këshillat bashkiakë, pra 175 mijë vota më shumë se në zgjedhjet administrative të 2015-ës.

SHKARKO APP