Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë, KQZ publikon ndarjet: PS me 758 mandate, ”BF” ka 292 në të gjithë vendin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ndarjet për këshillat Bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Socialiste ëshë renditur e para duke marrë 758 mandate. Ndërsa koalicioni ”Bashkë Fitojmë” ka vetëm 292 mandate.

Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbajnë bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

PS-ja fitoi numrin më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA dhe rendiet forcë e parë edhe për këshillat bashkiakë.

SHKARKO APP