Këshillat bashkiakë, numërimi i votave sot drejt fundit

Procesi i numërimit të votave për anëtarë të këshillave bashkiakë po shkon drejt përfundimit në të 12 qarqet e vendit. Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me mbi 377 mijë vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me mbi 282 mijë vota dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me 234 mijë vota.

Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga KQZ deri në orën 09:10 minuta, deri tani janë numëruar 4828 kuti nga 5301 në total, ndërsa vijon përpunimi i të dhënave për kutitë e mbetura.

Më poshtë vijojnë rezultatet e deritanishme për këshilltarët:

1. PS 377281 vota 26.51%
2. PD 282991 vota 19.89%
3. LSI 234016 vota 16.45%
4. PDIU 56498 vota 3.97%
5. PR 46568 vota 3.27%
6. FRD 26927 vota 1.89%
7. PSD 19988 vota 1.40%
8. PDK 19.027 vota 1.34%
9. PDS 18974 vota 1.33%
10. LZHK 18364 vota 1.29%
11. PSV’91 16.460 vota 1.16%
12. PBDNJ 14595 vota 1.03%
13. PLL 13.025 vota 0.92%
14. PSM 12570 vota 0.88%
15. PBKD 12.502 vota 0.88%
16. PAA 12.154 vota 0.85%
17. AAK 11613 vota 0.82% etj. 

SHKARKO APP