Këshillat, fitojnë Aliko i Lazaratit dhe vëllai i Mhill Fufit

Në listat e këshilltarëve fitues pas zgjedhjeve lokale bien në sy shumë emra të njohur të politikës shqiptare. A

jo që bie në sy përshembull është emri i Ilir Pjetrajt, i cili kryeson grupin e anëtarëve të djathtë të Këshillit Bashkiak të Kurbinit.

Pjetraj, që është dhe vëllai i deputetit demokrat, Mhill Fufi, u bë i njohur pas tentativave të shumta që bëri Partia Demokratike për ta kandiduar në garën për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, në vend të Altin Bibës që u propozua fillimisht nga selia blu.

Një tjetër e dhënë interesante vjen nga këshilli bashkiak i Gjirokastrës, ku e djathta në këtë këshill do të përfaqësohet nga ish­kryetari i Komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko, dhe kreu i PD­-së së këtij qyteti Roland Bejko.

SHKARKO APP