Këshillat Studentore nuk mund të marrin në dorë protestën

Në ditën 16-të të protestës së studentëve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor dhe tarifa më të ulta, ata janë zhvendosur para Kuvendit, ku po zhvillohet edhe seanca plenare në të cilën merr pjesë edhe opozita.

Studentët kanë falenderuar të gjithë qytetarët që i janë bashkuar protestës, por iu kanë bërë apel që të respektojnë kauzën dhe të mos devijojnë në thirrjet e tyre. Ata shprehen se Këshillat Studentore apo universitetet private nuk mund të marrin në dorë protestën, pasi fillimit këshillat deri tani kanë qenë inekzitentë.

”Ata po bëjnë thirrje për protestë mbarëkombëtare. I kanë dhënë vetes kompetenca që nuk ua ka dhënë askush dhe nuk mund të na përfaqësojnë. Grisja e peticionit nuk ishte gjest i këndëshm sepse ato firma nuk do përdoreshin për asgjë të keqe”, shprehet një studente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?