Këshilli Bashkiak i Tiranës voton sëbashku PS dhe PD: Erion Veliaj të shkarkohet!

Pas diskutimeve, në formë unamime, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës, kanë votuar PRO shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar. Ky propozim në formë vendimi i këshillit bashkiak i dërgohet Prefektit të qarkut, me pas Prefekti ia dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt kryeministrit Rama.

Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të çertifikojë shkarkimin e Erion Veliajt. Ndërkohë Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.

Mësohet se avokatët e Erion Veliajt do ta apelojnë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e këshillit bashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?