Këshilli drejtues i RTSH-së, mazhoranca lë pezull AMA-n, nis proces tjetër
Në njoftimin zyrtar të parlamentit,mbledhja është vendosur të hënën në orën 9:30, por dhe ky proçes si ai i zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, vështirësohet në kushtet kur opozita nuk merr pjesë.
Kjo pasi në ligjin për median, pikërisht neni 94 pika B, sanksionon se në çdo rast nga 10 anëtarë, 5 duhet të mbështetën nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.
“Kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen përjashtimit një nga një.
Proçedura e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës.
Në çdo rast komisioni mban parasysh ruajtjen e balancës, pesë kandidatë të mbështetur nga maxhoranca, pesë të mbështetur nga opozita”.
KOHA JONË SONDAZH

