Këshilli i Europës/Gutzkow: Për ligjin e medias vumë theksin të vetërregullimi

Kreu i Delegacionit të Këshillit të Europës në Shqipëri, Jutta Gutzkow, në intervistën e parë televizive dhënë për emisionin Passport të gazetarit Arbër Hitaj në RTV SCAN, thotë se çështja e pronës është mjaft serioze për Shqipërinë. Gutzkow jep edhe shifrat e çështjeve që janë gjykuar në Gjykatën Europianë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg që shkojnë në 60 dhe ndahen në 2 kategori. E para lidhet me patjen e një procesi të drejtë dhe kategoria e dytë me probleme me pronën. Sa I takon aspektit të ligjit të ri për median online, Gutzkow thotë se Këshilli Europës ka vënë theksin te një mekanizëm vetërregullimi ose bashkërregullimi.

Intervista e plotë

Sa kohë keni që ndodheni në Tiranë, dhe a keni një qytet të preferuar?

Të falenderoj shumë për ftesën për të qenë pjesë e emisionit. Unë kam ardhur në Shqipëri në muajin prill, fatmirësisht kam patur rastin të udhëtoj në vend, për arsye pune apo apo pushimi. Pra kam qenë si në malet e bukura në veri edhe në bregdetin e bukur në jug. Kam vizituar liqenin e Ohrit, por edhe qytetin e Durrësit. Unë i kam shumë shijuar shumë udhëtimet e mia dhe jam ndier shumë mirë për shkak të mikëpritjes së jashtëzakonshme të shqiptarëve që kam takuar. Njerëz me mentalitet të hapur. Ajo që kam venë re është se ju jeni shumë evropianë, sepse imagjinoni që shqipja ime nuk është shumë aq e mirë, por ne gjejmë mënyrat që të komunikojmë dhe merremi vesh, dhe ky është një aspekt që unë e vlerësoj jashtëzakonisht shumë. Unë përmenda pak edhe qytetin e Durrësit, për plazhet dhe natyrën e mrekullueshme, por gjej rastin që të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjarët që humbën të afërmit e tyre si pasojë e atij tërmeti mjaft të fortë që goditi vendin. Pra, Këshilli i Evropës por edhe stafi jonë, jo vetëm shpreh ngushëllimet për familjet e prekura, por gjithashtu duam që të luajmë edhe një rol në rindërtimin e qytetit.

Po përsa i përket rolit të Këshillit të Europës në Shqipëri?

Dua të nënvizoj se Shqipëria është anëtare e Këshillit të Europës që nga viti 1995, që do të thotë se vitin që vjen do të festojmë 25 vjetorin. Pjesë e Këshillit të Evropës janë 47 shtete duke mbuluar të gjithë kontinentin evropian. Besoj se është e rëndësishme, sepse Këshilli i Evropës është një organizate e bazuar në vlerat demokratike, të drejtat e njeriut, si dhe shtetin e së drejtës. Por që të ruajmë këto vlera kërkohet angazhim nga të gjitha shtetet. Dua të ndaj disa elementë në lidhje me të ashtuquajturin trekëndëshin që ne operojmë. Kjo lidhet padyshim me VENDOSJEN E STANDARTEVE të të drejtave të njeriut, dhe e kam fjalën për Konventen Evropiane për të Drejtat e Njeriut e cila i adresohet të gjithë qytetarëve. Me kalimin e viteve Këshilli Evropës ka nxjerrë edhe konventa të tjera, që lidhen me ndalimin e torturës, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen e grave; si dhe mbulimin e një game të gjerë për mbrojtjen e të drejtave themelore, që lidhet me mos lejimin e abuzimit me të drejtat e të burgosurve, por edhe për edukimin në media dhe internet.  Komponenti i dytë i këtij trekëndëshi është MONITORIMI, sepse standartet janë shumë të mira, por duhet të jemi të sigurt që ato implementohen siç duhet. Për këtë është Gjykata për të Drejtat e Njeriut, ku çdo qytetar mund t’i drejtohet nëse te drejtat e tij ose saj janë shkelur. Disa mekanizma të tjerë të rëndësishëm për monitorimin e standardeve të konventave përkatëse janë Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GREKO), apo Komiteti për Parandalimin e Torturës (KPT). Mendoj se është e rëndësishme të theksohet se ekspertët e Këshillit të Evropës vizitojnë çdo vend, dhe nëse shikojnë problematika ata angazhohen në dialog me autoritetet vendase për t’i dhënë zgjidhje këtyre problemeve. Si rrjedhojë, ata kanë detyrë jo vetëm të monitorojnë shtetet, por edhe të ndjekin mënyrën si reflektohen këto standarde në kontekstin kombëtar. Nese do ta përmblidhja përgjigjen e pyetjes: Pse Ne Jemi Këtu Dhe Çfarë Bëjmë?… do të thoja se jemi këtu për të punuar ngushtësisht me autoritetet në cuarjen para të reformave të ndryshme në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit e të drejtës.

Nje aspekt tjetër që ju mbuloni, ka të bëjë me lirinë e medias dhe lirinë e të shprehur, si e shikoni këtë aspekt?

Mund të them se Këshilli Evropës është duke punuar me aktorët lokalë e kombëtarë, me parlamentin dhe qeverinë, për t’u siguruar se po respektohen të drejtat e njeriut. Si rrjedhojë cdo iniciativë në fushën e lirisë së shprehjes duhet të bazohet në konvetat përkatëse si dhe Nenin 10 për lirinë e shprehjes në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo që ne bëjmë është trajtimi i projekt-ligjeve duke i ndarë me ekspertët tanë në Këshillin e Evropës, të cilët ekzaminojnë dhe dalin në konkluzione nëse këto projekt-ligje janë apo jo në përputhje me këto konventa. Prandaj në këtë proces është me shumë rëndësi konsultimi dhe diskutimi me aktorë të ndryshëm e grupe të interesit. Dua të theksoj se pjesëmarrja dhe kontributi i ekspertëve tanë në komisionin parlamentar të ligjeve, sëbashku me ekspertët e OSBE-së dhe Bashkimit Evropian vuri theksin pikërisht tek nevoja për një mekanizëm të vet-ërregullimit apo bashk-rregullimit të medias online dhe forcimin e standardeve etike për të siguruar ndalimin e përmbajtjeve të dëmshme apo të pavërteta në media.

Një tjetër çështje lihet me punën tuaj lidhet më të Drejtat e Njeriut, kam të njëjtën pyetje si renditet Shqipëria në lidhje me këtë aspekt të rëndësishëm?

Çështja e të drejtave të njeriut është mjaft e gjerë, por më lejo të flas për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Deri tani ka patur rreth 60 gjykime për Shqipërinë në këtë gjykatë. Nëse do të ndahen në kategori, në vend të parë janë cështjet që lidhen me patjen e një procesi gjyqësor të drejtë dhe në vend të dytë lidhen me çështjen e pronës. Aktualisht ka 19 çështje pezull, që lidhen me cka u përmend më lartë, por edhe me cështje që lidhen me të drejtën e familjes apo kundër torturës. Prandaj kur ne flasim për të drejtat e njeriut, i adresohemi shpesh rasteve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për ta bërë më konkrete, shikojmë edhe zbatimin e ligjeve ku aktualisht jemi duke ndjekur zbatimin e ligjit mbi të drejtat të burgosurve. Po punojmë direkt me drejtues të burgjeve dhe më grupet e tjera profesionale kutargeti jonë në veçanti janë të rinjtë, gratë apo persona të tjerë që kanë nevojë trajtime specifike apo mbështetje për problemet psikologjike.

E përmendet pak më parë se ka shumë çështje që lidhen me të drejtën e pronës në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, a është vërtet aq serioze kjo çështje?

Po, është shumë serioze si çështje. Dhe pyetja jote më lejon të flas për një aspekt të rëndësishëm të punës tonë që lidhet në mënyrë të vecantë me bashkëpunimin ndër-institucional. Padyshim që për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, vendimet e kësaj Gjykate janë kryesore. Por ne kemi bashkëpunim të ngushtë edhe me atë që njihet si Komisioni I Venecias, i cili jep opinione për projekt-ligjet e reja. Një delegacion i Komisionit të Venecias vizitoi Shqipërinë këtë vit, dhe në fund hartoi dhe publikoi një raport që analizon në detaje projekt-ligjin për pronat. Duhet ta shikojmë dhe më pas të dalim në një konkluzion nëse projekt-ligji i plotëson kriteret. Këshilli i Evropës ka mundësuar gjithashtu përfshirjen e ekspertëve të fushës, për të orjentuar institucionet përkatëse të vendit që parashikimet e ligjit në fjalë të jenë të qarta dhe përmbushin standartet e konventave ndërkombëtare. Më tej është faza e implementimit që është me shumë rëndësi, ndaj dhe ne i kushtojmë vemendje të vecantë zbatimit të saj në bashkëpunim me autoritetet vendase.

Kam edhe 2 pyetje të tjera, që lidhen me të drejtat e njeriut. Si renditet Shqipëria përsa i përket barazizë gjinore?

Unë si grua, mund të them me kenaqesi se në parlament ose në qeveri, në shoqërinë civile apo në media, ka shumë gra në poste drejtuese. Kjo është është shumë e rëndësishme për të sjellë modele ndryshimi në shoqëri. Sepse nëse duam të inkurajojmë vajzat dhe gratë të angazhon në jetën publike duhen modele që ju i keni. Sa I takon punës tonë konkrete, mund të them se sëbashku me Ambasadën Franceze e cila ishte edhe Kryesuese e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga Maji në nëntor 2019, kemi organizuar një sërë debatesh
në qytetete të ndryshme duke prekur edhe temën e barazisë gjinore që edhe për mua gjithashtu është shumë e rëndësishme, sepse ka shumë tabu. Gratë janë shpesh pre e dhunës, prandaj është e nevojshme të diskutohet për këto fenomene në mënyrë që ato të marrin trajtimin e duhur që kanë nevojë. Këshilli Europës ka miratuar edhe një konventë vecantë kundër dhunës ndaj grave, qe njihet si Konventa e Stambollit, e cila ka edhe mekanizmat
përkatës se ku duhet të drejtohen këto gra kur kanë probleme të tilla ose përballen me dhunë. Së bashku me nje aktiviste te mirënjohur për ceshtjet e barazise gjinore ne vend, njëkohesisht dhe zv Presidente e Grupit të Eksperteve per Aksionin Kunder Dhunes ndaj Gruas dhe Dhunes ne Familje ne Keshillin e Evropes, edhe me kryetarin e Bashkisë së Korçës, organizuam një konferencë që pati pjesëmarrje të gjerë nga të gjithë grupmoshat përfshirë edhe gjimnazet dhe diskutuam mbi barazinë gjinore. Në këtë mënyrë ne theksuam standartet e përcaktuara që ka Këshilli Evropës, por edhe në terma konkret u dhanë shembuj duke e bërë më të prekshme për qytetarët.

Kam një tjetër pyetje për të drejtat e njeriut, që lidhet me mbrojtjen nga diskriminimi i grupeve vulnerabël?

Kjo është një nga prioritetet tona kryesore e që lidhet edhe me Programin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës: “Instrumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë” e që prek antidiskriminimin, luftën kundër korrupsionit, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes. Pra anti-diskrimimi është një fushat më të rëndësishme. Kur bëhet fjalë për diskriminimin 2 janë grupet që më vijnë në mendje: grupet e pakicave kombëtare: Në të kaluarën Këshilli i Evropës ka ofruar ndihmë konkrete dhe në të ardhmen do të vazhdojmë të ofrojmë asistencë për përgatitjen e ligjeve të veçanta. Brenda këtij grupi ben pjese edhe pakica Rome ku kemi ndihmuar në marrjen e hapave konkrete për të rritur përfshirjen e këtij komuniteti në nivel vendor. Përfaqësues nga ky komunitet janë pjesë e këshillave bashkiakë dhe grupeve të konsultimit të cilët kontribuojnë aktivisht në hartimin e politikave vendore dhe buxhetimit. Grupi I 2-të padyshim është komuniteti LGBTI, ku po punojmë së bashku me Bashkimin Evropian me me Komisionerin kundër Diskriminimit, Avokatin e Popullit dhe
shoqërine civile. Në këtë kontekst, po ndërmarrim hapa konkretë në luftën kundër gjuhës së urrejtes, me synim që të gjithë të kenë të drejtë të jetojnë të lirë dhe pa diskriminim. Por nuk duhet të harrojmë respektimin e të drejtave e lirive edhe të grupeve të tjera vulnerabël, si personat me aftësi të kufizuar, femijët, gratë dhe vajzat e trafikuara, etj.

Një tjetër element që e pashe që ju merreni, lidhet me fuqizimin e kapaciteteve të të rinjve sidomos gjatë zgjedhjeve lokale. Pse janë kaq të rëndësishëm?

Kur Këshilli i Evrpopës ndjek proceset zjedhore në një shtet, i kushtojmë rëndësi të vecantë përfshirjes së grave dhe të të rinjve. Të rinjtë janë shumë të rëndësishëm, sepse një pjesë e tyre janë zgjedhës për herë të parë dhe duhet ta dinë cilat janë përfitimet që do të kenë në një proces votimi. Ne për këtë bashkëpunojmë me Akademinë e Studimeve Politike, që është një iniciativë e ndërmarrë nga shoqërisë civile, dhe parashikon përgatitjen e profesionistëve të rinj që vijnë nga media apo politika pra drejtuesit e ardhshëm. Kështu i bashkojmë forcat për të fuqizuar rolin e të rinjve dhe për të qenë më të ndërgjegjshëm gjatë periudha elektorale.

Kam një pyetje tjetër, që lidhet me korrupsionin. A ka ndonjë përmirësim në luftën kundër korrpsionit, apo situate vijon të jetë e njejtë?

Përsëri do t’i referohen festimeve të 70 vjetorit tonë, kur organizuam shumë debate publike, mes tyre edhe për luftën kundër korrupsionit. Në debatin e organizuar me studentët e fakultetit juridik, mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i GREKO-s, në Tiranë, si dhe edhe zëvëndës ministrja e drejtësisë, që është edhe kreu i delegacionit të Shqipërisë në GREKO dhe personi përgjegjës për implementimin e strategjisë kundër korrupsionit. Gjatë takimit diskutuam me studentët e fakultetit juridik për luftën kundër korrupsionit. Ekspertët e Këshillit të Evropës kanë hartuar disa raporte dhe rekomandime në procesin e konsolidimit të kornizës ligjore ku ka patur ndryshime pozitive por duhet të kalohet tek implementimi.  Me lejoni ti referohem projekteve tona të bashkëpunimit. Kemi bashkëpunuar me ILDKPI, që është Institucioni që mbledh dhe përpunon të dhënat e zyrtarëve për pasurinë dhe konfliktin e interesit. Së bashku me USAID-in i kemi mundësuar ILDKPI-së ngritjen e një sistemi modern elektronik për deklarimin, përpunimin dhe publikimin e të dhënave që tashmë është funksional. Në këtë fazë po bëhet trajnimi dhe për vitin e ardhshëm do të bëhet zbatimi i projektit pilot, e më tej zbatimi në të gjithë vendin. Ky është një rast që tregon hapat qe kemi ndërmarrë bashkë me autoritetet shqiptare për të ngritur dhe forcuar kapacitetet për të luftuar korrupsionin dhe pastrimin e parave. Për të promovuar vlerat e qeverisjes,padyshim transparenca është një element shumë i rëndësishëm i saj. Sepse këto deklarime online do të mund të ndiqen edhe nga shoqëria civile apo qytetarët, e jo vetëm nga eksperët.

Cilët janë sektorët që kemi më shumë problem me korrupsionin?

Kjo është një çështje shumë e gjerë e do të duhej të kisha me vete kolegët e mij. Por dua të theksoj se ne po punojmë për ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe vendosjen ne vend të mekanizmave ligjore dhe funksionale. Ne po punojmë për të patur instrumentat ligjore të nevojshëm për të konfiskuar pronat apo pasuritë që vendoset nëpërmjet aktivitetve ilegale, luftën kundër terrorizmit, apo pastrimit të parave. Ajo që dua të nënvizoj është se lufta ndaj korrupsionit dhe pastrimit të parave është gjithashtu në fokus të Programit të përbashkët të BE- së dhe Këshillit të Evropës: Aksioni Kunder Krimit Ekonomik, që po aplikohet në gjithë shtetet
e rajonit por edhe në Turqi. Po e nënvizoj në shtetet e rajonit gjejmë të njëjta probleme që ju përballeni. Prandaj Këshilli Europës është këtu për të punuar bashkë me ju, për tju ofruar ndihmë në forcimin e kapaciteteve.

Kam një pyetje jetër që lidhet me luftën kundër korrupsionit, që për shoqërinë shqiptare është kaq e rëndësishëme, pse mendoni se është e vështirë?

Korrupsioni jeton në të gjitha shoqëritë dhe politikën tonë. Prandaj kërkon shumë angazhim, e kërkon të thyejmë tabutë. Ndaj është e rëndësishme si të evolojmë në luftën kundër korrupsionit. Sepse problemet kryesore mbeten të njëjta, që lidhen kryesisht me mungesën e etikës publike ndaj duhet të gjejmë rrugët e duhura si të tejkalojmë këtë sfidë për shoqërinë.

Reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për ne, a keni ndonjë koment për ecurinë e saj?

Mendoj se po shkon në drejtimin e duhur dhe është e pakthyeshme. Por kjo sdo të thotë se s’ka probleme që kanë dale, sic është ngritja e gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese dhe vështirësitë për të qenë operative. Reforma në drejtësi kërkon struktura dhe praktika të forta. Ne jemi duke investuar në këtë proces në vecanti duke punuar me Shkollën e Magjistraturës,  duke i këshilluar për kurrikulat, apo duke ofruar trajnime të vazhdueshme. Por në të njëjtën kohë jemi fokusuar edhe në projekte konkrete që lidhen me përmirësimin efiçensës së sistemit të drejtësisë, duke ubazuar në praktikat më të mira të Këshillit të Gjyqtarëve Evropianë, dhe referuar standarteve më të larta Evropiane.

Kam dhe një pyetje të fundit. Pse është me shumë rëndësis ngritja e kapaciteteve në reformën në Drejtësi?

Ndërtimi I kapaciteteve në reformën në Drejtësi është me shumë rëndësi, dhe ka 2 dimensione, krijimin e kapaciteve institucionale dhe trajnimin e individëve. Kjo është shumë e rëndësishme sepse është në bazë të mirëfunksionimit të institucioneve të reja ku të ketë procedura ta sakta dhe të qarta dhe gjithë ekspertët të kenë trajnim e duhur ligjor, kjo në mënyrë që të drejtojnë sa mirë seancat, të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë, por edhe për të arritur standardet e gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mos të harrojmë se sa më shumë do të kemi procese gjyqësore të mira në Shqipëri, aq më pak raste do të shkojnë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

SHKARKO APP