Këshilli i Europës miraton ndihmën e dytë, 15 mln euro për Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Këshilli i Europës ka miratuar paketën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me vlerë 15 milionë euro.

Kjo masë e re do të rrisë kontributin në operacionet në BE dhe koalicionet ndërkombëtare, për të forcuar bashkëpunimin dypalësh.

“Këshilli i Europës miraton masën e dytë të ndihmës në mbështetje të Forcave të Armatosura Shqiptare me një shumë totale prej 15 milionë eurosh. Masa e re e ndihmës do të rrisë kontributin në operacionet e CSDP-së të BE-së dhe koalicionet ndërkombëtare, duke forcuar bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin zyrtar të publikuar nga zyrat qendrore në rrjetin social X.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Sivlio Gonzato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diplomati e cilëson një hap tjetër të rëndësishëm të forcimit të bashkëpunimit në siguri dhe mbrojtje, duke e cilësuar Shqipërinë një partner të qëndrueshëm të BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

“Një hap tjetër i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit në sigurinë dhe mbrojtjen. Shqipëria është një partner i ngushtë dhe i qëndrueshëm i BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë”, shprehet Gonzato në postimin e tij në rrjetin X.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?