Këshilli i Prokurorisë zgjedh 5 anëtarët e rinj

Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve zgjodhi të premten 5 anëtarët e Këshillit të Prokurorisë:

Arben Dollapaj, Dritan Peka, Irma Balli, Gentian Osmani dhe Ramadan Troci.

Para nisjes së votimit për anëtarët e rinj, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, shprehu vlerësimet për Këshillin e Prokurorisë në largim, duke veçuar, ndër të tjera, dy prej angazhimeve kryesore të kësaj strukture: procesin e vlerësimit vjetor të Prokurorëve, i cili nisi në vitin 2013, si edhe draftimin nga ana e Këshillit të Kodit të Etikës, një dokument që u miratua më pas nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm, i cili parashikon normat e sjelljes dhe forcimin e integritetit të prokurorëve, si edhe penalitetet në rast shkeljeje të tij. 

Lidhur me Këshillin e ri të Prokurorisë, Llalla tha: “Kërkoj angazhimin maksimal për të forcuar integritetin e trupës së prokurorëve. Të bashkëpunoni ngushtësisht me drejtuesit e prokurorive dhe Drejtorinë e Inspektimit për evidentimin e shkeljeve në radhët e prokurorëve dhe penalizimin e tyre.  Po ashtu, do i sugjeroja Këshillit të Prokurorisë që të jetë plotësisht realist në vlerësimin periodik të prokurorëve, por edhe të drejtuesve të prokurorive”.

Policia e Tiranës vuri në pranga 11 persona për armëmbajtje pa leje. Operacioni nisi në rang qarku, me kontrolle të vazhdueshme. Policia ka sekuestruar 5 pushkë, 3 pistoleta, 1 automatik, një dorezë metalike, një thikë dhe 1457 fishekë, si dhe një sasi kapsollash detonatorë dhe kallëpe dinamiti. Sipas burimeve zyrtare, aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Vetëm një ditë më parë, policia ka vënë në pranga dy persona. Pas një konflikti të ashpër në familje janë dëgjuar të shtëna me armë në një shtëpi në Tiranë. Policia arrestoi në flagrancë Artan Gjokën, 28 vjeç, si dhe ka nisur hetim penal në gjendje të lirë për të atin, Xh. Gjoka, 78 vjeç. Policia gjeti tre gëzhoja arme model 7.62 mm në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit në stallën e bagëtive u gjetën 1020 fishekë dhe në fund të arës një kallashnikov, në krehërin e të cilit ndodheshin 17 fishekë.  Ndërkaq, në flagrancë është arrestuar edhe 20-vjeçari Aldo Dulleari. Pas një konflikti me një tjetër person, Dulellari kishte qëlluar me armë në drejtim të lavazhit të L. A dhe është larguar sërish. Në vendin e ngjarjes u gjet një predhë arme zjarri, ndërsa u sekuestrua një pushkë 10-tshe dhe 7 fishekë.

SHKARKO APP