Këshilli koordinues i PS në Kukës, Safet Gjici: Për herë të parë jepet mundësia e fuqëzimit të grave

Kryebashkiaku socialist i Kukësit, Safet Gjici i pranishëm këtë të martë në takimin me Këshillin koordinues të qarkut, për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashki të vendit, thotë se për herë të parë jepet mundësia e fuqëzimit të grave.

”Zhvilluam sot në Kukës takimin me Këshillin koordinues të qarkut, për procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashki të vendit.
Për herë të parë nëpërmjet bashkëkryesisë për kryetarët e partisë në nivel bashkie do të jepet mundësia e fuqëzimit të grave brenda strukturave të PS-së”,-shkruan Gjici.

SHKARKO APP