Këshilli Vendor i Sigurisë Publike analizë për punët e kryera në 2023, prioritet për 2024 krimi mjedisor

Këshilli Vendor i Sigurisë Publike, është mbledhur në takimin e parë të këtij viti, për të analizuar të gjthë punën e bërë gjatë vitit 2023. I cilësuar si një model suksesi, KVSP është konsideruar si një nga praktikat më të mira në të gjithë vendin.

Mbledhja e rradhës së KVSP-së është organizuar me qëllim që të prioritizojë gjërat më të rëndësishme, sfidat më të rëndësishme, pasiguritë më të mëdha, në mënyrë që të ndërtohet një punë për të adresuar këto risqe të sigurisë, si edhe të bëhet një axhendë aktive që buron nga qytetarët.

Nën cilësinë edhe të kryetarit të KVSP -së, kryetari i bashkisë, Gledian Llatja, u shpreh se “jemi këtu për t’i dhënë jetë një plani të ri vendor për vitin 2024, një punë të cilën e kemi nisur vite më parë dhe cdo vit përforëcohet”, duke falenderuar të gjithë përfaqësuesit e KVSP, të komuniteteve fetare, shoqërisë civile, insituticionave të ndryshme, si edhe prokurorisë dhe policisë, krerët e të cilëve ndodheshin në këtë forum të parë.

Sakaq duke ju referuar punës së bërë nga KVSP gjatë vitit 2023, Llatja pohoi se “Elbasani është marrë shembull në të gjithë bashkitë e tjera për punën e mirë që kemi bërë, ku flasim haptaz për problematikat që kemi, por pa mbështetjen e policisë dhe prokurorisë, këto projekte të mira nuk do të mund të ishin bërë. Të luftojmë krimin dhe problematikat shoqërore që ne kemi, jo vetëm me ndërgjegjësim, por duhen edhe masat ndaluese dhe parandaluese ligjore, ku me aksionet e fundit që janë bërë vitin e kaluar nga Policia, për goditjen dhe parandalimin e lëndëve narkotike, në bazë të një denoncimi që ne kemi bërë ka qenë e ndjeshme në qytet”.

Më pas Llatja ka renditur edhe disa nga shtyllat kryesore që është përqëndruar puna e KVSP -së gjatë vitit 2023, që sipas tij është fuqizimi i partneriteteve lokale dhe kombëtare me institucionet publike, shoqërinë civile dhe komunitetin. Të kuptuarit e përbashkët për prioritizimin e problematikave të lidhura me sigurinë publike. Fuqizimi i partneriteteve rajonale dhe ndërkombëtare, aktivitete të ndryshme që kemi bërë me OSBE, ku Elbasani nderkombtarisht është marrë si një shumbull i mirë.

Duke u ndalur tek krimi mjedisor, fjala kryebashkiakut është mirëpritur nga të pranishmit, pasi ai ka pohuar se “viti 2024 do të jetë viti ku ne do të luftojmë pa kompromis krimin mjedisor. Kur kemi arritur të mbyllim një nga fabrikat e mëdha të cilat nuk vendosnin fibrat ne mund të bëjmë më shumë, në bashkëpunim edhe me policinë. Të gjithë bashkë duhet të bëhemi për ta parandaluar krimin mjedisor, Jemi një qytet industrial jemi një qytet që mban ekonominë e vendit nga kjo industri por ne nuk do të tolerojmë. Ne para 3 vitesh kemi filluar me projektin e madh të Murit të Gjelbër, sidomos në zonën industriale, por ne sot duhet të luftojmë me të gjithë ato biznese të papërgjshme që përdorin mjedisin tonë në mënyrë krimininale”, tha ai.

Në vijim në këtë forum të hapur, kreu i KVSP Gledian Llatja bëri edhe një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara nga KVSP.

“Kemi kryer 4 takime të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, një forum të organizuar me të rinjtë dhe të rejat me prezencën edhe të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Alastair King-Smith. Në fokus të këtij forumi ishin çështjet e lidhura me sigurinë si edhe inkurajimi i të rinjve dhe organizatave rinore që të bëhen zëra të fortë brenda komuniteteve të tyre, të kërkojnë më shumë llogaridhënie nga institucionet, të ndërmarrin veprime të përgjegjshme dhe të angazhohen në vendimmarrje, ku ne gkatë të gjithë kohës kemi qenë të hapur për të dëgjuar. Kemi bërë shkëmbim qytetesh (me përfaqësues nga Ballkani Perëndimor) të organizuar në bashkëpunim me Strong Cities Netëork. Shkëmbim qytetesh (me Bashkinë Gramsh, Cërrik dhe Lushnjë) të organizuar në Bashkëpunim me Prezencën e OSBE në Shqipëri: Pjesëmarrje në Samitin e Katërt Global të Qyteteve të Forta që u bë në New York, i cili ishte një nga aktivitetet kryesore ku bashkia Elbasan jo vetëm kishte pjesën e saj të shkëmbimit të eksperiencave por dhe përcimit të rasteve të eksperiencave që ne kemi pasur këtu”, tha Llatja.

SHKARKO APP