Këshillimi Kombëtar, Vurmo: Pyetësori i pavlefshëm
Kryeministri Edi Rama kërkon opinionin e qytetarëve nëpërmjet pyetësorëve të Këshillimit Kombëtar. Sa i plotëson kushtet e një pyetësori, anketa e promovuar nga kryeministri?
“Rasti i anketës të përgatitur nga qeveria nuk plotëson parametrat as më minimal të realizimin të një ankete, një sondazhi. Në qoftë se synimi jonë është të ndërtojmë një kampion përfaqësues në nivel kombëtar, atëherë ne zgjedhim një kampion që karakteristikat e tij janë të përafërta me ato të popullsisë”, thotë eksperti Gjergji Vurmo.
Pyetësori mund të plotësohet disa herë nga i njëjti person, një online ashtu edhe formë të printuar në letër, duke rritur ndjeshëm rrezikun e manipulimit të rezultatit.
“E para ka pyetje sugjestitive. Nuk mund ta bësh këtë në një pyetësor të mirëfilltë. Tjetra janë 12 tema në një anketë, nuk mund të ketë anketë me më shumë se 2 tema. E bën të pavlefshme. E aq më shumë në kushtet kur janë 12 tema pa ngjashmëri me njëra tjetrën. Flasim për drejtësinë, e shkojmë te Open Balkan”, shtoi Vurmo.
Atëherë çfarë vlere mund të ketë një pyetësor i strukturuar në mënyrë të tillë? ”Mund të prodhojë shumë gjëra, por në fund gjithçka është e pavlefshme”. Vetë qytetarët besojnë se opinion i tyre mund të merret në konsideratë. ”Nuk e kam plotësuar, por do e plotësoj, mendoj se do dëgjohet mendimi jonë, për sa kohë e ka bërë”.