Këshilltarët e LSI, Eriona Bixha: Qytetarët kanë të drejtë për pronën

Këshilltarja e LSI, Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha u shpreh sot se qytetarët kanë të drejtë në protestën e tyre për pronat te Astriti.

Deklarata e plotë për shtyp e këshilltares në Bashkinë e Tiranës, Eriona Bixha

Sot, Grupi i Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Opozita e Bashkuar në Bashkinë e Tiranës i’u bashkuan protestës së qytetarëve të zonës së Astirit, të cilët protestojnë për të drejtat dhe pronën e tyre. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut gëzojnë një mbrojtje të veçantë jo vetëm nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, por edhe nga Konventat Europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për grupin e Këshilltarëve të LSI-së, këshilltarët janë mandatuar për të qëndruar pranë problemeve dhe shqetësimeve të qytetarëve, dhe jo në salla.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i Këshilltarëve të LSI-së duke mbështetur projektet për zhvillimin e Tiranës, kërkon më vendosmëri që të dëmshpërblehet çdo sakrificë dhe shpenzim ekonomik për çdo banesë të secilit banor të secilit banor të komunitetit, si dhe të bëhen transparente dhe publike për qytetarët, detajet e projektit të Unazës së Madhe.

Mundi dhe djersa e çdo shqiptari të ndershëm që kanë ndërtuar shtëpitë për familjet dhe fëmijët e tyre, meriton të dëmshpërblehet drejtësisht.

Si në çdo rast tjetër Grupi i Këshilltarëve të LSI, edhe në këtë rast, garanton opinionin se do të jetë pranë interesave të qytetarëve dhe do bëhet mburojë e interesit publik kundër çdo interesi korruptim dhe kriminal.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?