Këshilltari i Kurtit: Kreun e Vetëvendosjes në Shqipëri po e mbajnë në Komisariat, ‘me urdhër nga lart’
Këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, Arbër Zaimi ka shkruar i vetmi që po mbahet i ndaluar nga policia është drejtori i Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi dhe po ndodh me “porosi nga lart”, sipas tij.
Sipas Zaimit, Abazin po e mbajnë prej 72 orësh ndërsa ngre edhe pyetje mbi motivet.
“Sapo mora vesh që Boiken Abazin po e mbajnë të arr.estuar 72 orë. Shumë protestues i kanë liruar, por drejtorin e Qendrës së Vetëvendosjes në Shqipëri, me “porosi nga lart” po e mbajnë në afatin maksimal.
Pse? Që të trembin Boikenin? Do kisha qeshur, po të mos ishte katastrofa e shkatérrimit të teatrit. Aktivistët e Vetëvendosjes nuk fríkësohen!”, shkruan Zaimi.