Këshilltari i PD lëshon gjuhën në Këshillin Bashkiak

Këshilltarët demokratë nuk përmbahen në përdorimin e një fjalori të ulët në mbledhjen e këshilltarëve të Tiranës, teksa pas debateve të forta janë larguar nga mbledhja.

Kështu mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Tiranës u zhvillua me debate të forta teksa, këshilltarët demokratë u larguan pasi deklaruan se nuk u jepet e drejta e fjalës.

Këshilltarët e djathtë thanë se Veliaj po shfrytëzon asetet publike duke ia dhënë si të drejtë shfrytëzimi për 25 vjet disa italianëve. Këshilltarët e djthatë e quajtën këtë si aferë korruptive dhe shkelje të hapur të procedurave të prokurimit publik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Topallaj: Ne ja kemi kaluar për 25 vjet pa tenderim disa aksionerëve italianë këtë mundësi dhe përpos kësaj, në kundërshtim të hapur me ligjin që na ndalon që ne ti japim para një shoqërie tregtare kur bashkia nuk është pronare e vetme, se këtu jemi në bashkëpronësi ne i kalojmë mesatarisht kësaj kompanie plot 5 mln dollarë në vit, duke e shndërruar Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në fakt në pionerin e importit të mafies së plehrave në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arban Mazniku hodhi poshtë akuzat duke sqaruar se kompania italo-shqiptare është publike dhe bashkia e Tiranës ka 51% të aksioneve.

Mazniku: Është një kompani publike, është një kompani e cila është në pronësi të bashkisë së Tiranës dhe si e tillë kontratat mes Bashkisë së Tiranës dhe vetë Bashkisë Tiranë ndodhin në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse është kompani  e jona.

Më herët kryetari i bashksië Erion Veliaj tha se do të pajisë me hipotekë 1375 apartamentet, ndërtuesit e të cilëve kanë shkelur rregullat e lejes së ndërtimit.

Statistikisht 30% e objekteve kryesisht apartamenteve janë të hipotekuar, porces që sipas kryebashkiakut Veliaj, nuk u finalizaua nga administrata e ish-kryebashkiakut Basha.

Nga ana tjeter Veliaj tha se në ditët e ardhshme do të këtë një propozim që abonetë të shpërndahën nga bashkia e Tiranës pasi shoqëritë e transportit qytetas po abuzojnë me qëllim rritjen e maksimalizimit të tyre.

Këshilltari demokrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës Fabian Topollaj ka shkaktuar disa minuta debat të zjarrtë në mbledhjen e radhës. Në fjalë e sipër ai shan këshilltarët e majtë, ‘legena!”

Kryetarja e grupit të PS në Këshill, Klotilda Ferhati ka reaguar duke u shprehur se Topollaj ka shkelur etikën me fjalorin e përdorur. Ndryshe mendojnë këshilltarët demokratë, të cilët pretendojnë se, të majtët kalojnë direkt në sulme kundër tyre duke u mohuar të drejtën e fjalës.

Ferhati: Fjalori i Topollaj shkel etikën dhe ne duam që Këshilltari PD të mos marrë me fjalën dhe të mbahet qëndrim.

Leonard Olli i PD: Na sulmoni, por nuk na lini te flasim. S’jemi dakord me gjuhën e përdorur, por heqja e fjalës është kthim pas në kohë.

Olli: Ky incident po përdoret për të larguar vëmendjen nga problematikat. Të përdorim standarde të njëjta se edhe Veliaj flet me gjuhë të rëndë.

Albina Nanaj e PDIU: Shqetësim ulja e produktivitetit të Këshillit. Ndjehem e fyer nga ofendimet dhe gjuha e përdorur. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm do degradojë Këshilli. Mbështes nismën e Ferhatit.

Debatet për fjalorin e Topollaj vijuan më tej duke pasur hera herës dhe ngritje zëri mes Ollit e Eridian Salianjit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?