Këshilltari i Presidentit: Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, jo i mbështetur në Kushtetutë
Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nuk është mbështetur tërësisht në Kushtetutë.
Këshilltari Bledar Dervishi, i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se pyetje që i janë drejtuar Komisionit të Venecias janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë.
Bledar Dervishi: Paraqitja e pyetjeve ndaj Komisionit të Venecias është një fakt domethënës që tregon se vendimmarrja për ngritjen e komisionit hetimor nuk është e mbështetur tërësisht në Kushtetutë. Mund të jetë e mbështetur në një mjet procedurial, por jo në themelin e kërkimit të saj. Kjo do të thotë se lidhur me pyetjet që i janë bërë publike se i janë adresuar Komisionit të Venecias, ato janë pyetje të interpretimit të Kushtetutë dhe Kushtetuta jonë e thotë qartë që interpretimi përfundimtar i Kushtetutës së Shqipërisë bëhet nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërsa interpretimi fillestar bëhet nga organet që e kanë detyrë ta zbatojnë atë, që në këtë rast ishte dhe është Presidenti, i cili është shprehur me dekret. Nëse kemi një mendim ndryshme për interpretimin e normës kushtetuese Gjykata Kushtetuese do të krijohet dhe organi që mendon ndryshe i drejtohet asaj për të marrë një vendim përfundimtar të normës.